olegji Zgjedhor ka zgjedhur pesë anëtarë të cilët do të shqyrtojnë ankimimin e opozitës për të quajtur të pavlefsme listat e kandidatëve për deputetë.
Me anë të shortit u zgjodhën gjyqtarët
1-Tomorr Skreli
2-Gjin Gjoni
3-Sotiraq Lubonja
4-Ridvan Hado
5-Artur Malaj
Relator i çështjes do të jetë gjyqtari Gjin Gjoni.
Opozita me firmë të PAA ankimoi në Kolegjin Zgjedhor listat e kandidatëve të subjeketeve zgjedhore të regjistruara për 18 qershorin, duke i konsideruar si të jashtëligjshme. Opozita argumentin se listat janë dorëzuar jashtë afateve ligjore, pasi data përfundimtare ka qënë 28 prilli në orën 24:00 dhe jo 29 prilli, ditë kur u dorëzuan ato.