Ankth e frikë… 31-vjeçarja vuan nga ish i dashuri

Lidhja e tyre kushte marrë fund, megjithatë 47-vjeçari duket se ndjente se ish e dashura ‘i detyrohej’. Burime nga policia e Tiranës bëjnë me dije se, Renato S., banues në Fier, është arrestuar një ditë më parë, nën akuzën se ka ushtruar dhunë ndaj ish të dashurës së tij. Ai u vu në pranga rreth orës 17:00. Të njëjtat burime shtojnë se, 47-vjeçari, ka përndjekur duke ushtruar dhunë psikologjike e fizike ndaj ish të dashurës S.L., 31 vjeçe, me banim në Tiranë. Madje, 47-vjeçari e ka bërë këtë prej disa muajsh, duke i shkaktuar një gjendje të vazhdueshme ankthi e frike 31-vjeçares, e cila ka marrë guximin dhe ka bërë denoncimin në polici, duke çuar kështu në arrestimin e ‘ishit’ të saj.

Artikulli paraprakSHFRYTËZONTE FËMIJËT PËR TË LYPUR NË TË MES TË ACARIT, ARRESTOHET 30-VJEÇARI
Artikulli tjetër16-VJEÇARJA DHUNOHET NGA ISH I DASHURI 11 VITE MË I MADH