Ansambli i këngëve dhe valleve zbriti në Shëngjin, këtë fundjave.Ata mbajten një koncert në këtë zonë turistike, e cila është e tejmbushur me pushues në këto ditë të nxehta gushti.

Kënget dhe vallet të interpretuara me mjeshteri nga artistet e këtij ansambli tërhoqen vemendjen e qindra pushuesve, të cilët kishin mbushur sheshin “Ëillson”.

Folklori është një pasaportë kombëtare vlerat e të cilit duhet tju përcillen dhe turisteve që kanë zgjedhur shqipërinë për të pushuar, thotë drejtori i Ansamblit të Këngeve dhe Valleve Sokol Marsi.

Koncerti i Ansamblit të këngëve dhe valleve në Shëngjin zgjati për rreth 1 orë, duke i dhënë tjeter gjallëri kësaj zone turistike, ndërsa këto aktivitete kulturore po organizohen falë mbështetjes së Ministrisë së Kultures.

Artikulli paraprakPLAGOSET 24 VJEÇARI NË LEZHË
Artikulli tjetër“PAQE” MES VLLAZNISË DHE DINAMOS