Grupi Asambli Ylber mbi Kala eshte kthyer ne Vau Dejes me cmimin Performanca me e mire Mbarekombetare ne Edicionin e 6 Etno Fest Kukaj Prishtine.
Ky festival kishte ne focus trashegimine kulturore te gjitha fushave. Ansambi nga Vau Dejes I drejtuar nga organizatori Viktor Paloka perbehej nga 30 artiste te folklorit ku me performancat e tyre kane arritur te fitojne vlersimin dhe pelqimin jo vetem te juries por edhe te gjithe spektatoreve. Ata kane dhuruar ne kete festival performanca me vlera te pasura artistike , folklorike dhe autentike nga I gjithe territori I Bashkise Vau Dejes. Festivali Etno Fest ne kete edicion te 6 kishte shfaqje me performance teatrale, ekspozita dhe instalacione figurative, koncerte tradicionale, rite arkaike dhe shfaqje te tjera te bazuara ne kulturen tradicionale sic jane ndeja e odave, anegdoda dhe rrefime humoristike.