Prej me shume se tre ditesh, antenat e trasmetimit te mediave audio vizive ne rajonin e Shkodres, ne Tarabosh vuajne mungesen e energjise elektrike.
Nje situate e tille, rrezikon transmetimin e te gjitha mediave qe operojne ne shkoder, por jo vetem edhe sinjalin e mediave kombetare te cilat kane te vendosur ne Tarabosh, sinjalin e transmetimit per rajonin e Shkodres. Shkak per kete situate eshte bere djegia e transformatorit qe furnizon me energji elektrike, kete pike, nje transformator i cili u nderrua vetem nje muaj me pare. Perballe kesaj situate, neglizhences se OSHEE, shkodranet vuajne mungesen e trasmetimit te tv kombetare dhe lokale, duke u kthyer ne nje boomerang per institucionet e shtetit. Situata te tilla, jane hasur edhe para disa javesh, por fale kontakteve te herepashershme me drejtues te OSHEE u be e mundur qe nje ngerc i tille te zgjidhet. Tashme i ngelet drejtuesve te oshee qe te marrin masat per te mos privuar shkodranet, per nje sherbim te munguar