89 subjekte janë konstatuar në shkelje nga 484 kontrolle që janë kryer nga inspektorët e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, në vetëm 5 ditë.

Sipas njoftimit të tatimet shkeljet më të mëdha janë konstatuar përsa i përket mallrave që dispononin 15 tatimpagues që ishin pas dokumentacion tatimor.

Po ashtu vazhdojnë shkeljet sa i takon mos regjistrimit të bizneseve në organet tatimore, me këtë shkelje janë konstatuar 10 subjekte. Nga kontrollet e kryera 6 tatimpagues janë ndëshkuar për mos lëshim të kuponit tatimore hera e parë ndërsa 2 tatimpaguesve u janë bllokuar ambientet për 30 ditë kalendarike për moslëshim kuponi tatimor hera e dytë.

Ndërkohë janë identifikuar 10 subjekte që nuk kanë pasur të instaluar pajisjet fiskale dhe 6 tjerë nuk i mbanin pajisjet fiskale në gjendje pune.

Ndërsa vazhdon që bizneset të mos deklarojnë punonjësit, pasi 10 subjekte janë penalizuar pasi janë konstatuar me punonjës të padeklaruar, nga të cilët 8 subjekte janë të përgjegjësisë tatimore “biznes i vogël” dhe 2 subjekte janë të përgjegjësisë tatimore “biznes i madh”.

Artikulli paraprakKONTROLL NE BURGJE PER CELULARE,VENDET KU I FSHEHIN TE BURGOSURIT
Artikulli tjetërTIFOZI BËN ULJE “TË DETYRUAR” NË STADIUM