Ashtu siç kishte paralajmëruar Drejtoria Rajonale e Tatimeve Shkodër ka nisur sot kontrollet në subjektet që operojnë në plazhin e Velipojës nëse janë të pajisur me kasë fiskale dhe lëshojnë kuponin tatimor.

Kreu I këtij institucioni Hysen Hysa në një deklaratë për mediat ka qënë I prerë kur tha se cdo subjekt që do të veprojë në kundërshtim me ligjin do të penalizohet. Sipas Hysës 70 subjektet që kanë vendosur shezllone përgjatë bregut të detit janë të pasjisur me kasë dhe pushuesve Iu lëshohet kuponin tatimor, përjashtuar ndonjë subjekt që mund edhe të abuzojë në këtë drejtim. Hysa I ka kthyer përgjigje bashkisë se të gjitha subjektet që operojnë me shezllone në hapësirat publike janë të licensuara. Administrata tatimore me inspektorët e saj nisen këtë të premte kontrollet në të gjitha bizneset nga ambulantet deri tek baret, restorantet etj.Janë 18 grupe të cilat po veprojnë në terren të ngritura në kuadër të aksionit ndaj informalitetit.

Artikulli paraprakAKSIDENTI NË VELIPOJË, ASNJË INSTITUCION NUK MBAN PËRGJEGJËSI PËR RRUGËN
Artikulli tjetërVELIPOJË, LËNDOHET PUSHUESI BELG TEKSA LUNDRONTE ME MOTOR UJI