92 kg lëndë narkotike, janë sekuestruar gjatë operacionit masiv anti kanabis ne territorin e qarkut te shkodrës.

Edhe pse u fol për një përjashtim të bluve të shkodrës në këtë operacion, policia e shtetit bën me dije se ne në bashkëpunim me shërbimet e komisariatit të policisë Shkodër pas informacioneve të marra në rrugë operative dhe në vijim të punës së pandërprerë për parandalimin e prodhimit të lëndëve narkotike, në njësinë Administrative Pult, Shkodër është zhvilluar operacioni i radhës anti cannabis. Si rezultat i këtij operacioni u shpallën në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasve : *P.Sh. 47 vjeç, banues në Shkodër *L.Sh. 51 vjeç, banues në Shkodër *A.Sh. 34 vjeç, banues në Shkodër Gjithashtu në vijim të këtij operacioni u zhvilluan kontrrolle dhe u arrit që : •Në banesë e shtetasve P.Sh dhe L.Sh u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale : -rreth 39 kg lëndë e dyshuar cannabis sattiva -250 bimë në proçes tharjep të cilat u asgjesuane anë të djegies -një automatik mod. 56 me krëhër me 30 fishekë •Në banesën e shtetasit A.Sh. u gjet ambjent i përshtatshëm dhe një numër i konsiderushëm bimësh të dyshuar narkotike në proçes tharje të cilat u asgjesuan me anë të djegies. •Gjithashtu në një banesë të braktisur në fshatin Boks, Plan u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale : -rreth 11 kg lëndë e dyshuar narkotike -një automatik mod.56 me krëhër me 2 fishekë Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” parashikuar nga nenet 283/2 e 278 të Kodit Penal.

Artikulli paraprakKËSHILLI BASHKIAK, SEANCË KONSULTATIVE PËR RREGULLOREN
Artikulli tjetërLETRA MAHNITËSE E 15 VJEÇARIT SHKODRAN