Katër pjesëtarë të së njëjtës familje u arrestuan nga policia e Shkodrës pasi kishin mbjellë në oborrin e banesës së tyre lëndë narkotike kanabisi. Nikollë Marashi, 62 vjeç, Florjan Marashi, 27 vjeç, Altin Marashi 38 vje dhe Ervin marashi 19 vjeç u vunë në pranga pasi gjatë kontrollit në shtëpinë e tyre policia gjeti brenda rrethimit të banesës një parcelë me bimë narkotike kanabis sativa.
Po ashtu, u gjetën dhe sekuestruan 2 thasë me material bimor të thatë me boçe, me peshë 1 kg 163 gr, 4 pako me peshë 1 kg e 960.8 gr ku brënda tyre ka material në formë boce si ajo e lëndës narkotike Mariuanë. Prokuroria e Shkodrës po vijon hetimet për veprën penale të “Prodhim dhe shitje narkotikesh” si dhe “Kultivim të bimëve narkotike në bashkëpunim”.