Vijojnë kontrollet e territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

Asgjesohen 168 fidanë të dyshuar Cannabis Sativa. Shpallet në kërkim kryeplaku i fshatit Xhaj. Procedohet në gjendje të lirë Inspektori i Shërbimit Pyjor. Me datë 18.04.2017, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, bazuar në Planin e Veprimit të D.V.P Shkodër nr.61, datë 20.03.2017, “Për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, nga informacionet e marra në rrugë operative është ushtruar kontroll territori në vendin e quajtur Bjeshkët e Draganit, fshati Xhaj, Njësia Administrative Shkrel, Bashkia Malësi e Madhe.

Si rezultat i kontrollit të ushtruar në vendin e quajtur “Stanet e Draganit” në një faqe mali të pyllëzuar është konstatuar një parcelë e ndarë në formë brezaresh, në të cilën kishte të mbjella në tokë në shishe plastike me fundin e tyre të prerë gjithsej 168 fidanë të dyshuar narkotikë, cannabis sativa me lartësi nga 2 deri në 5 cm. Në lidhje me këtë rast, është proceduar në gjendje të lirë për veprën penale “Moskallzim i krimit”, e parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal, shtetasi: D. D, 59 vjeç, banues në fshatin Ducaj, Malësi e Madhe, me detyrë Inspektor i shërbimit pyjor, Bashkia Malësi e Madhe.

Si dhe u bë shpallja në kërkim policor për shtetasin: Rr. P, 61 vjeç, banues në fshatin Xhaj, Malësi e Madhe, me detyrë Kryetar i fshatit Xhaj, për veprën penale “Moskallzim i krimit”, e parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal. U kryen veprimet proceduriale dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar. Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakSHKOLLAT E QYTETIT TË SHKODRËS NISIN AKTIVITETIN E GARËS ME PATINA
Artikulli tjetërBYLYKBASHI : RAMA E META ME DY FIRMA HEDHIN NË ERË NJË KOD ME 84 VOTA