Në vijim të operacioneve të Policisë së Shkodrës, lufta ndaj kanabis sativës, pervec asgjesimit te parcelave ka vene ne pranga edhe dy shtetas. Sipas njoftimit te policise se Shkodres behet me dije se nga puna e shërbimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër dhe Pukë, në vijim të operacioneve antikanabis, për evidentimin dhe asgjesimin e bimëve narkotike të mbjella, gjatë ditës së djeshme janë goditur disa raste të kultivimit të bimëve narkotike, si dhe u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve : Nikoll Lazri , 56 vjeç, banues në Pukë. Arrestimi i tij u bë pasi, gjatë kontrolleve të ushtruara në tokën e tij u gjeten

: Dy parcela me bimë narkotike Canabis Sattiva, gjithsej 60 rrënjë. Materialet i kaluan Prokurorisë së rrethit Gjyqosor Pukë, për vepren penale « Kultivim i bimëve narkotike », parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal. Preng Marku, 20 vjeç, banues në Shkodër. Arrestimi i tij u bë pasi është kapur në flagrancë në vëndin e quajtur « Kçirë », komuna Qerret, në Pukë duke ujitur parcelën e kultivuar me bimë të dyshuara narkotike. Ky shtetas ka qënë qenë sëbashku me shtetasin A.J., 37 vjeç, banues Shkodër, i cili nuk është kapur pasi është larguar, por po punohet për kapjen e tij. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Pukë « Kultivim i bimëve narkotike », parashikuar nga Neni 284 i Kodit Penal. POLICIA E SHKODRËS KA BËRË TË MUNDUR ASGJËSIMIN E 945 RRËNJËVE Gjithashtu operacioni ka vijuar në fshatin Vukaj, në komunën Shllak, në Shkodër, ku janë gjetur dhe asgjësuar : 5 parcela me 535 rrënjë bimë narkotike Canabis Sattiva. Po gjatë operacionit në fshatin Srriqe, në komunën Qafë Mali, në Pukë janë gjetur dhe asgjësuar : 2 parcela me 350 rrënjë bimë narkotike Canabis Sattiva. Bimët u asgjesuan me anë të djegies ku një pjesë e tyre u mor në cilësinë e provës materiale. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kultivimit të bimëve narkotike në komunën Shllak dhe Qafë Mali. Materialet i kaluan Prokurorisë së rrethit gjyqësor Shkodër, për vepren penale ”Kultivim i bimëve narkotike”, parashikuar nga Neni 284 i Kodit Penal.

Artikulli paraprakTURI I FRANCËS, CHRIS FROOMË KONFIRMOHET PRETENDENT
Artikulli tjetërCHAMPIONS LEAGUE, SKËNDËRBEU SIGURON KALIMIN E TURIT TË DYTË