Vllaznia do të përballet të shtunën, në stadiumin Loro borici, ndaj ekipit të Korabit, një ndeshje e lehtë ne letër, për vetë pozitat qe mban ekipi i Korabit ne tabelen e klasifikimit por për kuqebluve
, kjo ndeshje eshte tejet e rendesishme per objektivin qe ka Vllaznia, zeje vendin e 4-t, ne tabelen e klasifikimit. Dy futbollistet e vllaznise, Gurishta dhe Hebaj, janë të bindur për nje rezultat pozitiv . Vllaznia vjen në këtë përballje, pas humbjes me ekipin e Flamurtarit, një sfidë të cilët synojnë ta kapërcejnë, edhe pse kishte shumë kritika, për mos aktivizimin e disa lojtarëve që gëzojnë formë të mirë sportive, megjithatë duket se ne kete perballje, Vllaznia do zhvillojë një loje sulmuese, ku në fushen e lojes, pritet te aktivizohen që nga minuta e parë Kalaja, Hebaj dhe Bakaj.