Mbyllen 568 biznese në kuadër të aksionit antiinformalitet. Sipas drejtorisë së tatimeve këto subjekte janë konstatuar të paregjistruara si dhe nuk kanë lëshuar kuponin tatimor. Ndërkohë që kanë ndryshuar statusin e 1641 biznese të cilat kanë kaluar nga biznese të vogla të cilat nuk paguanin taksa në biznese të mëdha.
Gjithashtu në 12 javë të aksionit antiiformalitet janë futur në skemë sigurimesh mbi 1 mijë punonjës të cilët ishin të padeklaruar. Njëkohësisht me aksionin antiinformalitet ka vijuar edhe procesi i fshirjes së detyrimeve për periudhën para viti 2010. Afati i ligjit për faljen e detyrimeve përfundon të shtunën e fundit të këtij viti viti. Deri më tani shuma e falur sipas këtij ligji është rreth 19.7 miliard lekë.