Kolonia e artistëve “Antik Art”, në përbërje të të cilëve ka artistë nga Shqipëria dhe vende të tjera të botës, kanë zhvilluar një vizitë në Bashkinë e Shkodrës. Ato janë pritur nga Nën Kryetari i Bashkisë Shkodër Rudin Beka. i cili i ka uruar mirëseardhjen 14 artistëve që vijnë në Shkodër, dhe do të jenë pjesë e qytetit të Shkodrës me punimet e tyre.
“Mirëseerdhët në Shkodër. Jam I lumtur që ju kemi ketu. Në qytetin e historisë, kulturës, trashëgimisë dhe arkitekturës. Mendoj që ju ndjeheni të motivuar, duke ecur në rrugët e qytetit tonë ku shihni edhe ndryshimet që kane ndodhur gjatë viteve ketu. Unë ju uroj mirëseardhjen dhe shpresoj që ti shijoni këto ditë këtu”
Saimir Ahmeti, drejtues i Antik Art, ka prezantuar artistët pjesmarrës të cilët janë nga disa vende të botës dhe kjo inisiativë zhvendoset në qytete të ndryshme të Shqipërisë.
Gjatë vizitës në Shkodër, ato të hapin një ekspozitë pranë muzeut të qytetit ndërkohë që me artin e tyre do të jenë pjesë e rrugës historike të Gjuhadolit.