JEPET MASA E ARRESTIT PËR KRYEPLAKUN JEPET DHE PAL DUSHKUN.
“ARREST ME BURG” ËSHTË MASA QË GJYKATA KA DHËNË PËR KRYEPLAKUN E FSHATIT PLAN GJON BUNGU, 52 VJEÇ. AI AKUZOHET PËR “MOSKALLËZIM” TË MBJELLJES SË KANABISIT. SIPAS GJYKATËS 52-VJEÇARI NUK KA ZBATUAR LIGJIN PËR TË NJOFTUAR ORGANET E POLICISË PËR KULTIVIMIN E BIMËVE NARKOTIKE NË FSHATIN E TIJ. AVOKATI I BUNGUT KUNDËRSHTON MASËN “ ARREST ME BURG” DUKE THEKSUAR SE KLIENTI I TIJ NUK KISHTE INFORMACION PËR MBJELLJEN E LËNDËS NARKOTIKE. GJITHASHTU GJYKATA KA DHËNË MASËN “ARREST ME BURG” EDHE PËR PAL DUSHKUN I CILI AKUZOHET SE QËLLOI ME ARMË POLICINË. DUSHKU KA DEKLARUAR NË GJYKATË SE NUK KA QENË NË SHTËPI NË MOMENTIN QË ËSHTË QËLLUAR MBI POLICINË.