Antikanabisi, policët ngecin në pikën më të lartë të Kanioneve të Nivicës
Kanë arritur të shpëtohen dy efektivët e policisë të cilët prej mbrëmjesh së djeshme, ishin bllokuar në pikën më të lartë të Kanioneve të Nivicës, në fshatin Progonat të njësisë Kurvelesh. Si u bllokuan policet? – Mbrëmjen e djeshme, Shefi i Rendit të Policisë së Tepelenës, Roland Zhapa, dhe oficeri Fejzo Meçi, kishin dalë për inspektim të zonës për kontroll në kuadër të 0peracionit për parandalimin e mbjelljes së parcelave me kanabis. Ata janë bllokuar në këtë zonë dhe nuk kanë mundur të ktheheshin ndërkohë s’kanë pasur as mundësi komunikimi me telefon pasi zona nuk kishte valë. Policia thotë: “Gjatë ditës së djeshme, Shefi i Rendit të Komisariatit të Policisë Tepelenë Komisar Roland Zhapa së bashku me SPZ-në e zonës Inspektor Fejzo Meçe, bazuar edhe mbi bazën e disa informacioneve të marra në rrugë operative së në pikën më të lartë të Kanioneve të Nivicës mund të ketë të kultivuara bimë narkotike, kanë ushtruar kontroll në territor. Për shkak të terrenit shumë të thepisur dhe shumë të vështirë, në pikën më të lartë të kanioneve eshte ngjitur Shefi i Rendit dhe SPZ i zonës. Ata kanë ushtruar kontroll ne kete territor por nuk kanë konstatuar bimë narkotike të kultivuara. Punonjesit e policise jane perpjekur të zbresin por kanë mbetur të bllokuar në krye të kanioneve” Informon policia Si u mesua? – Kanë qenë dy banorë të fshatit të cilët pasi kanë dëgjuar të bërtiturat për ndihmë të policëve kanë njoftuar policinë e Tepelenës, informon gazetarja e Ora News, Entiola Budo. Alpinistet e RENEA ne ndihme- Operacioni i shpëtimit nisi mbrëmë me alpinistët e RENEA-s por për shkak të errësirës e kanë pasur të pamundur. ” Për shkak të terrenit shumë të vështirë, nuk ishte e mundur t’ju vihej në ndihmë. Drejtori i Policisë së Shtetit ka urdhëruar alpinistët e repartit RENEA për të shkuar menjëherë në drejtim të tyre, pasi helikopteri e ka pasur të pamundur të ulej për të tërhequr dy efektivat e Policisë. Alpinistët e Reneas janë afruar në zonën ku kishin mbetur të bllokuar dy efektivët dje ne mbremje, por për shkak të errësirës janë tërhequr pa mundur t’ju shkojnë në ndihmë” Shkoi helikopteri Bariu shpeton policet- Në orën 11:20 në drejtim të tyre ka qenë helikopteri i Emergjencave Civile, por për shkak të erës së fortë është ulur në fshatin Krahës të Tepelenës, në pritje të përmirësimit të kushteve të motit, pasi e kishte të pamundur kryerjen e operacionit të shpëtimit. “Rreth orës 12.25 punonjësit e Policisë janë nxjerrë nga toka me ndihmën e punonjësve të policisë dhe të një bariu që e njihte mirë terrenin, pasi nga ajri helikopteri për shkak të erës së fortë nuk është futur dot” informoi policia. Policia thotë se të dy punonjësit juanë mirë dhe po vijojnë lëvizjen të shoqëruar nga kolegët dhe një mjek i cili po kujdeset për gjendjen shëndetësore të tyre.