Raportuesi për Shqipërinë në grupin e PPE-së (grupi i partive të djathta) në Parlamentin Europian David Lega paralajmëron qeverinë shqiptare një ditë para rrëzimit të dekretit të Presidentit në seancën plenare nëse paketa anti-shpifje nuk pëson ndryshimet e kërkuara.

“Po përsëris qëndrimin tim mbi rrezikun që mbartin ligjet e reja për median në lidhje me çeljen e mundshme të negociatave me BE. Grupi PPE i Parlamentit Europian beson fort në çeljen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë. Por Shqipëria duhet të respektojë kriteret e Kopenhagenit që janë një standard bazik e minimal për një vend kandidat.

Nëse qeveria Rama do të miratojë ligjet në formën aktuale atëherë ajo po vë në rrezik serioz shansin për çeljen e negociatave të anëtarsisë në BE. Qeveria Rama duhet patjetër të përmbushë rekomandimet specifike të dhëna nga Komisioni Europian dhe nga Këshilli i Europës” thuhet në postimin e tij në rrjetet sociale.

Artikulli paraprakVRITET ME PLUMB NË KOKË SHQIPTARI NË MALIN E ZI, VETËDORËZOHET NË POLICI AUTORI
Artikulli tjetërPARAQITJE SHUMË E MIRË , “VLLAZNIA “PRANË RAUNDIT TJETËR TË LIGËS BALLKANIKE