Antiterrori, hetime për dëmtimin e shtyllës së tensionit të lartë

Pas konstatimit të dëmtimit me eksploziv të një shtylle të tensionit të lartë në Kodër Thumanë të Krujës, agjentë të Antiterrorit të Tiranës kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorëve. Policia lokale u njoftua këtë të mërkurë nga OSHEE për dëmtimin e dy këmbëve mbajtëse të një shtylle të tensionit të lartë, pas konstatimit nga ana e punonjësve të saj në terren. Në vendngjarje shkuan shërbimet e komisariatit të policisë së Krujës, të cilët siguruan vendin e ngjarjes dhe nga kryerja e veprimeve verifikuese në terren konstatuan se kanë ndodhur 2 shpërthime, rreth orës 02.00 të datës 13 maj. Policia bëri të ditur se ka shoqëruar 5 banorë të zonës pranë shtyllës së dëmtuar, me qëllim sqarimin e plotë të ngjarjes. Të shoqëruarit kanë deklaruar se para 3-4 ditësh kanë dëgjuar dy shpërthime të njëpasnjëshme, por pa lokalizuar vendin.

Artikulli paraprakI KAPET 400.000 € KOKAINË, ARRESTOHET SHQIPTARI TRAFIKANT DROGE
Artikulli tjetërKAPET DROGË NË DOGANËN E KAKAVIJËS, NJË NË PRANGA