Antitrafikimi, Shqipëria, Mali i Zi dhe Kosova me deklaratë të përbashkët

Shqipëria, Mali i Zi dhe Kosova kanë nënshkruar një deklaratë të përbashkët për antitrafikimin. Nëpërmjet kësaj deklarate unifikohen procedurat për identifikimin, referimin, kthimin vullnetar dhe asistmin e mbrojtjen e viktimave të trafikimit. “Me nënshkrimin e kësaj deklarate të përbashkët sot do të propozoj që ne të kemi një kalendar aktivitetesh të përbashkëta, të cilat të na ndihmojnë për të synuar fuqizim kapacitetesh policore, zbatim me korrektesë të procedurave dhe kontrolle më rigoroze të emigrantëve të parregullt, takime, operacione të përbashkëta, shkëmbim praktikash pozitive në bërjen ballë të fenomeneve të trafikimit dhe trendet e reja, sikurse janë dhe fëmijët në lëvizje apo lëvizjet migratore”, tha Elona Gjebrea, zv/ministre e Punëve të Brendshme të Shqipërisë. “Me të drejtë mund të themi që procedurat tona trilaterale mund t’i shërbejnë edhe shteteve të tjera të rajonit, pse jo dhe më gjerë, si shembull në bazë të të cilit mund të vendoset apo avancohet bashkëpunimi ndërkufitar, pa të cilin nuk mund të imagjinohet lufta e trafikimit të qenieve njerëzore”, tha Zoran Ulama, koordinator Kombëtar i anti-trafikimit, Mali i Zi. “Në dinamikën e zhvillimeve në botë dhe në rajon ju po e shikoni që fusha për të cilën jemi mbledhur këtu është e lidhur shumë ngushtë me aspektin e lëvizjeve të ndryshme emigratore por edhe të lëvizjeve të grupeve të ndryshme kriminale. Në këtë kontekst unë me kënaqësi po ofroj dhe po vendos në dispozicion tërë kapacitetet e mekanizmave tona të sigurisë. Në radhë të parë në implementimin e kësaj marrëveshje, aneks protokolli për çështjet teknike të cilat janë shumë thelbësore dhe po e them janë shumë të rëndësishme në epilogun e çdo rasti hetimor”, tha Valdet Hoxha, zv/ministër i Punëve të Brendshme, Kosovë.

Artikulli paraprakINTEGRIMI, BUSHATI PRET MINISTRIN GJERMAN. ROTH: VETTING-U, PROCES KYÇ
Artikulli tjetërSHQIPTARËT FABRIKË TË VËRTETË FALSIFIKIMI NË MILANO, PASAPORTA 3500 EURO