KRYESIA E PD E ZYRTARIZON, DO GAROJË PËRBALLË TONIN MARINAJ TË PS. Kryesia e Partisë Demokratike ka vendosur se kush do të jetë kandidati i kësaj force politike për bashkinë re të Malësisë së Madhe.
Anton Kokaj do të garoj për zgjedhjet vendore të 21 qershorit për partinë demokratike. Që në fillim Kokaj ka qenë një prej kandidaturave potenciale për bashkinë e rë të malësisë së madhe. Në konkurencë kanë qenë edhe kryetari aktual I komunës kastrat viktor popaj, kryebashkiaku I koplikut Ramadan Lika dhe kreu I komunës Qendër Isa Rama. Në fund kryesia e PD-së ka vendosur që kandidati I së djathtës të jetë Anton Kokaj I cili përballjen e tij do ta ketë me Tonin Marinaj I shpallur para pak ditësh nga koalicioni I majtë. Gjatë proçesit zgjedhor brenda partisë Demokratike, Anton Kokaj nuk arriti që të bëhej kryetar I kësaj force politike sepse Pjerin Spathari mori më shumë vota por pas pak kohësh kryetari I PD Lulzim Basha e emëroi si sekretar I PD-së për Malësinë e Madhe. Tashmë pas Zef Hilës që do garojë për Bashkinë Vau Dejës në radhët e demokratëvë Anton Kokaj është kandidatura e dytë që zyrtarizohet. Tashmë pritet që kryesia e PD të zbardhë edhe kandidatët e tjerë për Bashkinë Shkodër, Fushë Arrësit, dhe Pukës.