KANDIDATI I PD-së KOKAJ: PD NUK ËSHTË E PËRÇARË. Në kuadër të takimit me strukturat e partisë demokratike në rrethin e Malësisë së Madhe strukturat komuna Qender ka qënë stacioni I radhës I kandidatit për bashkinë e Malësisë së Madhe Anton Kokaj.

Edhe në këtë komunë drejtuesit e PD- së si dhe kryekomunari i Qendres, Isa Rama i kanë dhënë mbështetje maksimale Kokajt si dhe kanë premtuar fitore me 21 Qershor. Në fjalën përpara të pranishmëve, deputeti I partisë demokratike Gjovalin Bzhetaj ka kërkuar që të gjithë demokratët në Malësi të Madhe të bashkohen për fituar thellë në zgjedhjet lokale të 21 Qershorit. Përpara strukturave të komunës Qendër kandidati I selisë blu, Anton Kokaj ka kërkuar që të punohet edhe më banorët e Malësisë së MAdhe që kanë votuar më herët për të majtën, pasi kjo qeveri I ka zhytur në krizë. Nga ana tjetër Kokaj ka hedhur poshtë aludimet se PD- ja  në Malësi është e përcarë. Edhe nga strukturat e komunës Qendër, kandidati i së djathtës ka marrë sigurinë për mbështetje maksimale me 21 Qershor jo vetëm në këtë njësi vendore por në  të gjithë trevën e Malësisë së Madhe.   

Artikulli paraprakRIKONSTRUKTOHEN DY RRUGË RURALE
Artikulli tjetërZEF HILA, TAKOHET ME BANORË TË SPATHARIT