KOKAJ: ME MBËSHTETJEN E TË GJITHËVE DO TË SHKOJMË DREJT FITORES. Anton Kokaj, kandidati I PD- së për bashkinë e Malësisë së Madhe është prezantuar përpara strukturave të partisë demokratike të qytetit të Koplikut.
Ka qënë kryetari kësaj force politike në këtë rreth Pjerin Spathari I cili pasi ka prezantuar Kokajn ka deklaruar se fitorja e PD- së me 21 Qershor do të jetë jo vetëm në Malësi por në gjithë Shqipërinë. Në të njëjtën linjë ka qënë edhe deputeti I kësaj zone Gjovalin Bzhetaj I cili ka ritheksuar se fitorja e PD- së do të jetë edhe më e lehtë për shkak të politikës së ndjekur gjatë këtyre 2 viteve nga e majta. Kandidati I PD- së për këtë bashki Anton Kokaj pasi ka falënderuar strukturat e PD- së Koplik ka shprehur sigurisë së mbeshtetja e marre nga strukturat e Koplikut është një tregues për një fitore të thellë në gjithë Malësinë. Nga ana tjetër strukturat e PD- së në qytetin e Kolikut I kanë dhënë mbështetje maksimale për fitore në zgjedhjet vendore. Tashmë kandidati I PD- së në këtë bashki Anton Kokaj ka nisur takimet me strukturat e partisë demokrtatike për tu bërë gati për fushatën zgjedhore të 21 Qershorit dhe për të arritur një fitore të thellë në bashkinë e Malësisë së Madhe.