Në këtë mënyrë u përcoll për në banesën e fundit aktori profesionist I “Estradës së Shkodrës” Anton Krosaj I cili u nda një ditë më parë nga jeta në moshën 54-vjeçare. Miq, kolegë e të afërm I dhanë duartrokitjet e fundit në oborrin e teatrit “Migjeni” aktorit shumë të dashur për publikun shkodran dhe jo vetëm.

Kjo është humbja e dytë brenda vitit për teatrin “Migjeni” dhe Estradën Profesioniste të Shkodrës. Pak kohë më parë, në fillim të muajit prill u nda nga jeta në moshën 80 vjeçare edhe aktori I humorit Gëzim Kruja.

Artikulli paraprak14 PËRSONA TË ARRESTUAR PËR TRAFIK DROGE SHQIPËRI –ITALI
Artikulli tjetërPO KËMBËSORET PSE NUK GJOBITEN ?