Star Plus ka siguruar videon nga momenti kur 36-vjeçari i arrestuar mbrëmjen e së hënës në Lezhë, Antonio Leka, ndodhet në një servis makinash i armatosur.Siç shihet edhe në pamjet, 36-vjeçari mban një kallashnikov në dorë, dhe është duke diskutuar me punonjësit e servisit.Ai shihet mjaft i acaruar dhe shpesh bën gjeste të ndryshme ndërsa mban kallashnikovin në dorë.Ndërkohë Antonio Leka ka shfaqur çrregullime të shëndetit mendor, ndonëse nuk ka një kartel mjekësore për problemet që mund të ketë.

Në deklarimet e tij para hetuesve, 36-vjeçari ka thënë se kishte si qëllim vrasjen e disa politikaneve në Lezhë, duke i lidhur veprimet e tij në emer të patriotizmit, por pa treguar se ku i kishte marrë armet dhe sendet e tjera të kundraligjshme që dispononte.Pas qetësimit të gjendjes së tij, hetuesit pritet ta marrin sërish në pyetje, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që të kërkohet një ekspertim mjekësor për të parë gjendjen e 36-vjeçarit.Sipas të dhënave ai rezulton të jetë përson me preçedent të mëpërshem penal për tentative vrasje dhe shpërndarje të lëndëve narkotike, ndërsa jetonte me nënen e tij në katin e fundit të një pallati poshte tregut të qytetit të Lezhës.

Antonio Leka kishte në pronësi njësëre njesish tregtare dhe disa apartamente, të cilët i kishte përfituar si pronar i truallit ku është ndërtuar pallati.36-vjeçari po mbahet në dhomat e paraburgimit në komisariatin e policisë së Lezhës në pritje për tu njohur me masen e sigurisë në gjykatë.Ndaj tij janë ngritur akuzat “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Përgatitja e kushteve për vrasje”.

 

Artikulli paraprakFATI I MARTINAJT, ÇUÇI: POLICIA E SHTETIT E KA NË VËMENDJE ÇDO DITË, S’KA SHKOP MAGJIK TË ZBARDH ÇËSHTJET KAQ SHPEJT
Artikulli tjetërZONAT E MBROJTURA: 31 RASTE TË JASHTËLIGJSHME NË 2022