Deputetët e Partisë Demokratike i kanë dërguar nje letër kryetares së Parlamentit ku e konsiderojnë një shkelje të rëndë të rregullores së Kuvendit anulimin e seancës plenare të parashikuar për tu mbajtur ditën e sotme.

“Kjo vendimmarrje nuk bëhet sipas dëshirës së kryetares së Kuvendit, dhe përgjegjësia bie direkt mbi Kryetaren e Kuvendit, znj.Lindita Nikolla, e cila duke marrë vendimin për anulimin e seancës ka shkelur të drejtën e deputetëve për të përfaqësuar në Kuvend problematikat e zonave të tyre elektorale”, thuhet në letrën drejtuar Nikollës.

Deputetët e Partisë Demokratike e konsiderojnë anulimin e kësaj seance të datës 13 mars 2023, një akt të rëndë kundër parlamentarizmit dhe një akt anti-kushtetues. Në kërkesën zyrtare të dërguar ata kërkojnë që zhvillimi i kësaj seance të kryhet normalisht.

Artikulli paraprakLAJÇAK VIZITË NË BEOGRAD, TAKON VUÇIÇIN JA ÇFARË DO DISKUTOHET
Artikulli tjetërZGJEDHJET E 14 MAJIT, CELIBASHI ZHVILLON NESËR MBLEDHJEN PËR REGJISTRIMIN E PD