Anulimi i zgjedhjeve në PD – Përpjekja e fundit e kritikëve të Bashës

Kritikët e Lulzim Bashës kanë bërë përpjekjen e fundit për anulimin e zgjedhjeve për kreun e PD që do të mbahen ditën e nesërme. Pasditen e sotme ata u mblodhën në një takim me mbështetës demokratë në Akademinë e Arteve në Tiranë. Në fjalën e tij, Besnik Mustafaj, deklaroi qartazi se do të bojkotojë zgjedhjet, duke akuzuar Bashën se hoqi të drejtën e garës në PD. Mesa duket, në Partinë Demokratike nuk do të ketë paqe edhe pas zgjedhje për kryetar. Paralajmërimi është bërë nga ish-deputeti Besnik Mustafaj, një nga themeluesit e Partisë Demokratike. Mustafaj ka qenë i pari që mori fjalën e tij para demokrateve të Tiranës, në takimin që organizon sot grupi anti-Basha. Publicisti Mustafaj tha se gara e nesërme nuk është e drejtë, por farse, duke shtuar se kjo është arsyeja se pse ai nuk do te votojë nesër. Ai tha gjithashtu se lëvizja kundër Bashës në PD nuk merr fund nesër kur do të zhvillohen edhe zgjedhjet për kryetarin e PD-së. Por, pas lëvizja do të vijojë, shtoi ai. Mustafaj paralajmëroi “futjen e lëvizjes në etapën e re, në ditët e muajt në vijim, për të arritur atë që është qëllimi i madh për ne, për gjithë demokratët, për gjithë shoqërinë shqiptare”. “Kjo lëvizje nuk është kundër një njeri. Por kundër një standardi. Qoftë pra ky njeri edhe Lulzim Basha. Nuk është një mbështetje të një njeriu, por të një standardi, qoftë ky edhe Astrit Patozi. Nuk ka ardhur ende momenti që ne të përcaktojmë njeriun që do duam ta kemi në krye të kësaj hapësire liri. Basha i ka penguar, i ka hequr PD të drejtën e garës dhe vetëm gara e bën këtë hapësirë liri. Ne nuk mund të bëhemi pjesë e kësaj gare, ndaj unë nesër nuk shkoj të votoj”, tha ai nga takimi në Akademinë e Arteve.

Artikulli paraprakPOLICË FRANCEZË DO RUAJNË KUFIJTË SHQIPTARË PËR TË NDALUAR AZILANTËT
Artikulli tjetërNJË TJETËR TURIST I HUAJ MBYTET NË BREGUN SHQIPTAR