Sipas një raporti të INSTAT për 2020-ën bën të ditur se numri i udhëtimeve është ulur me 40% krahasuar me vitin para pandemisë por nga ana tjetër ka pasur rritje të udhëtimeve brenda vendit për pushime.

Genta Mustali, operatore në një agjenci turistike në Shkodër thekson se një nga arsyet se pse është reduktuar numri i qytetarëve që udhëtojnë jashtë vendit është mungesa e sigurisë në udhëtime për shkak të anullimeve të shpeshta nga mbyllja e kufijve në disa vende.

Ndërkohë që shqiptarët nuk janë aq të sigurtë për të udhëtuar jashtë vendin, periudha e festave të nëntorit dhe fundvitit ka rritur numrin e vizitorëve nëpër pikat turistike të Thethit, Vermoshit, Lëpushës apo Reçit.

Përveç dëmeve të shkaktuara pandemia ka pasur edhe anë pozitive pasi ka shërbyer për të njohur Shqipërinë, sepse udhëtimet brenda vendit janë rritur krahasuar me 2019, që ishte viti më i mirë i turizmit në vend.

 

Artikulli paraprakASNJE KONTROLL APO PAGESE NE KUFIRIN SHQIPERI-KOSOVE NE DATEN 28 NENTOR
Artikulli tjetërSHKODËR, MEDRESEJA AKTIVITET ARTISTIK PËR PAVARËSINË