Në Shtëpinë e Bardhë nuk do të ketë takim. Pas anullimit të takimit të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për shkak të akuzave të ngritura nga Prokuroria Speciale, edhe kryeministri Avdullah Hoti ka njoftuar se nuk do udhëtojë drejt SHBA-së.

“Për shkak të zhvillimeve të reja në Prishtinë si rezultat i akuzave të dorëzuara nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, më duhet të kthehem në Prishtinë për tu marrë me situatën.
E kam njoftuar Ambasadorin Grenell se nuk mund të marrë pjesë në takimin e datës 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë”- shkruan në Facebook Hoti.

Ndërkohë pesë vite më parë, deputetët e Kuvendit të Kosovës i kishin thënë“Po” Gjykatës Speciale në tentimin e dytë për ta kaluar atë. Me 82 vota për, 5 kundër dhe 1 abstenim, votuan ndryshimet kushtetuese të cilat i hapin rrugë themelimit të kësaj gjykate të kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare. Vet Kadri Veseli, atë kohë kryetar Kuvendi doli në foltore të Kuvendit për t’i ftuar deputetët që t’i votojnë ndryshimet kushtetuese që kanë të bëjnë me themelimin e Gjykatës Speciale, duke mos e ditur ndoshta se pesë vite më vonë pikërisht Veselit do ti vie aktakuza e parë nga Gjykata Speciale.

E iniciuesi i kësaj Gjykata ka qenë Hashim Thaçi, sot president i vendit të cilit dje iu ngrit aktakuza nga Dhoma e Specializuara të Prokurorit Special. Thaçi më shumë se kurrë kishte bërë gjithçka për të bundir deputetët e PDK-së për votimin e kësaj gjykate. Kundër kësaj Gjykate kishte dal haptas Lëvizja Vetëvendosje që atë kohë ishte opozite në Kuvendin e Kosovës, derisa ku Glauk Konjufca nga Vetëvendosje deklaroi kundërshtimin për propozimin për ndryshimet kushtetuese. Konjufca vuri në pyetje propozimin që e risolli qeveria në Kuvend, një muaj pasi i njëjti ishte votuar kundër. “Askund në botë nuk formohet një gjykatë vetëm për njërën palë në konflikt”, tha Konjufca.

E ai që kishte shkaktuar polemika me Konjfucen kishte qenë, shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, i cili kishte dhënë arsyen e tij pse po e mbështet themelimin e Gjykatës Speciale. “Do të ndodh një e keqe, por do të ndërpritet një e keqe shumë më e madhe nëse e bëjmë të kundërtën”, ishte shpreh Grabovci.
Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës që kishin votuar kundër Gjykatës Kushtetuese ne Kuvendin e Kosovës ishin Raif Qela, Flora Brovina, Ganimete Musliu, Nait Hasani, Fadil Demaku.

Me e zëshmja kundër kësaj gjykatë sot e asaj ditë ka vazhduar të jetë Deputuetja e Kuvendit të Kosovës Ganimete Musliu. Që nga atëherë, lidershipi i PDK-së ka ndërmarrë masa me deputetët kundërshtues në takime të shumta për t’i bindur ata që ta mbështesin themelimin e gjykatës e cila do t’i gjykonte pretendimet se drejtues të ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë kryer krime në periudhën e luftës së viteve 1998-1999 dhe pas përfundimit të saj.

Artikulli paraprakMË 7 TETOR MIQËSORE SHQIPËRI-ARMENI
Artikulli tjetërSHKODËR, AKSION PASTRIMI NË KALANË “ROZAFA”