Përhapja e variantit të ri të Covid, Omicron muajt e fundit në botë ka bërë që shumë kryeqytete botërore të anulojnë festimet për natën e ndërrimit të viteve.
Në Nju York festimet do të jenë të kufizuara dhe qytetarët duhet që të përdorin maska. Evropa është një ndër vendet që ka shënuar një rritje të ndjeshme të rasteve të reja të të infektuarve me Covid duke bërë që shumë qytete të anulojnë edhe festimet.
Disa nga kryeqytetet evropiane që kanë anuluar festimet janë Athina, Roma, Berlini dhe Londra, ndërsa në vendin tonë edhe pse janë konfirmuar rastet e para me Omicron, Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur që natën e ndërrimit të viteve të hiqet edhe kufizimi i orës policore.