Anulohen HEC-et në Theth. U shkelën kontratat koncesionare

Ministria e Energjitikës ka anuluar kontratën konçesionare për ndërtimin e 6 hidrocentraleve në Lumin Shalë të Thethit. Përmes një letre dërguar kompanisë konçesionare ‘Shala Energy Shpk’, Ministria e Energjitikës ka bërë me dije se prishja e njëanshme e kontratës ka ardhur për shkak të mosrespektimit të kushteve të saj. Ministria ka theksuar gjithashtu se Shoqëria konçesionare është njoftuar disa herë për të plotësuar dokumentacionin e munguar në projektin e zbatimit, gjë që nuk ka ndodhur. Shkeljet konsistojnë në mungesën e raportit të vlerësimit të ndikimit në mjedis, skemës së shfrytëzimit hidroenergjetik, raportet hidroenergjetike dhe hidroteknike, si dhe ato të planit të biznesit. Kompania gjithashtu nuk ka rinovuar Sigurimin e Kontratës konçesionare brenda afatit të caktuar. Projekti parashikonte ndërtimin e gjashtë Hec-eve të vegjël, që u kundërshtuan fort nga shoqëria civile, por veçanërisht nga banorët e zonës për shkak të impaktit negativ që do kishin në tërë zonën.

Artikulli paraprakZJARREFIKESIT KERKOJNE RRITJE PAGASH,PUNE ME VESHTIRESI
Artikulli tjetërVETEVRASJET,MJEKET JAPIN ALARMIN:50 RASTE ME FOTOKSINE NE 10 MUAJ