Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka njoftuar anulimin e tenderit për satelitet “Albania 1″ dhe “Albania 2”, pasi asnjë kompani nuk ka plotësuar kriteret.

Sipas njoftimit të publikuar nga Agjencia e Prokurimeve Publike, objekti i kontratës me titull “realizimi i projektit të monitorimit të territorit me teknologji të avancuar shërbimi satelitor), për një periudhë 3 vjeçare”, kishte një fond limit TVSH 7.2 milionë USD.

“Arsyet e Anulimit sipas këtij dokumenti janë bazuar në ligjin ‘për prokurimet në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë’, pasi asnjë nga ofertat e paraqitura nuk përputhet me kriteret e përcaktuara në dokumentet e tenderit”,

Në tetor të vitit 2021, kryeministri Edi Rama deklaroi nga foltorja e Kuvendit se do te dërgonte dy satelite ne orbitën e tokës.
Kryeministri vendosi si afat muajin mars 2022 për dërgimin e satelitëve, por ky premtim nuk u mbajt.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ne datën 7 prill të këtij viti firmosi një tender për dërgimin e satelitëve ne orbite, Por disa javë pas hapjes së këtyre procedurave, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes ka njoftuar se tenderi është anuluar.

Artikulli paraprakRRITJA E ÇMIMEVE/ QEVERIA GATI PAKETËN E DYTË FINANCIARE NË MBËSHTETJE TË QYTETARËVE. JA KUSH PËRFITON
Artikulli tjetërNGA GJENDJA EKONOMIKE TE SHPOPULLIMI, SHOQËRIA CIVILE MBLEDH SOT TRYEZËN, I PRANISHËM ISH-KRYEMINISTRI BERISHA