Vokali i saj nuk ka nevojë për koment! Anxhela Peristeri na përfaqësoi vitin e kaluar me këngën “Karma” në Eurovision, dhe është vlerësuar nga faqja zyrtare e “Eurovision” si një nga pesë vokalet më të mira.
Krahas saj janë edhe artistët përfaqësues të Maltës, Zvicrës, Izrelit dhe Portugalisë.
Faqja zyrtare ka hapur një votim në faqen e Instagramit për të përzgjedhur më të mirin mes tyre.
Për të votuar Anxhelën, është fare e thjeshtë. Në postimin më poshtë, komentoni emrin e saj, brenda 24 orëve. Për artisten tonë, kanë shprehur mbështetjen e tyre edhe këngëtarë si Ronela Hajati, Rozana Radi, Evi Reçi, Ardit Çuni e shumë të tjerë, ndaj bëjeni dhe ju!
Sakaq, po ju kujtojmë performancën e saj të shkëlqyer, në skenën e “Eurovision”.