Agjencia e madhe ndërkombëtare e lajmeve, Associated Press ka publikuar së fundmi të gjitha video-arkivën e saj në YouTube. Ndër videot e shumta të publikuara janë edhe ato për Kosovën, ku mund të evidentohet shumë historia dhe ajo që ka ndodhur në luftën e fundit në Kosovë. Një nga këto video është edhe ajo e trupave të NATO-s duke u bërë gati në Kukës që të hyjnë në Kosovë. Aty shihen ushtarë të shumtë teksa rregullojnë kampin.

VRASJA E DY SNAJPERISTËVE SERBË NGA TRUPAT E NATO’S NË 1999.
Në vazhdën e videove të publikuara nga koha e luftës në Kosovë, Associated Press video të vrasjes së dy snajperëve serbë. Ngjarja ka ndodhur në Prizren, në qershor të vitit 1999. Së pari, snajperët serbë kishin hapur zjarr tek trupat paqëruejtëse gjermane të KFOR-it. Gjermanët e kanë kthyer zjarrin, duke i vrarë 2 persona. Përderisa atyre u është zënë pritë, ata kanë sulmuar një veturë, ku kanë lënë të vdekur shoferin, kurse tjetri ishte i plagosur keq, duke lëshuar bërtima të forta pak para vdekjes së tij.

Artikulli paraprakGJERMANI, 650- 750 MIJË PRITET TË RRIET NUMRI I EMIGRANTEVE
Artikulli tjetërBIEN INVESTIMET, QEVERIA UL INVESTIMET ME 20% PËR 7-MUJORIN