Associated Press vazhdon të publikojë video të ndryshme që kanë të bëjnë me periudha të ndryshme kohore në Kosovë dhe në Shqipëri. Të fundit që e transmetojnë mediat, është një video që paraqet Shqipërinë në prill të vitit 1997. Në prill të vitit 1997, teksa Shqipëria gjendej e zhytur në kaos për shkak të shembjes së firmave priamidale, Leka Zogu mbërriti në Tiranë.Ai morri pjesë në fushatën elektorale për zgjedhjen e formës së regjimit nëse Shqipëria duhet të ishte Monarki apo Republikë.

Në këto zgjedhje monarkia mori 36 për qind të votave gjë që u nuk u pranua nga Leka Zogu duke e quajtur rezultatin si të manipuluar nga KQZ-ja. Nisur nga kjo, tri ditë pas zgjedhjeve, Partia e Legalitetit e Zogut, organizoi një miting-protestë, ku simpatizantët e saj, bashkë me Leka Zogun, marshuan drejt Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ku pati edhe konfrontime me policinë. Vet Leka Zogu doli i armatosur qendrës së Tiranës dhe në uniformë ushtarake.Agjensia e lajmeve Associated Press ka publikuar një video nga arkivat e saj ku bëhet fjalë për festimet e Tiranës në korrik të vitit 1997, kur socialistët me në krye Fatos Nanon erdhën në pushtet.Këto zgjedhje shënuan edhe rrëzimin nga pushteti të ish-presidentit Sali Berisha. Asokohe në vend mbizotëronte një gjendje terrori. Humbja e parave në firmat piramidale shkaktoi një seri ngjarjesh të dhunshme në vend dhe rrënim të shtetit.

Artikulli paraprakDRANGU: MOS HIQNI TRASHIGIMTARËT NGA DËMSHPËRBLIMET
Artikulli tjetërVLLAZNIA, VJEN NË PROVË NGA LIBIA MOHAMAD KDOUH