Associated Press ka publikuar videon e radhës nga lufta në Kosovë, kësaj radhe në Betejën e Bellaqevcit, në regjionin e Prishtinës Në këtë betejë kanë marrë pjesë ndër të tjerë edhe Bekim Berisha, Abedin Sogojeva e Pal Paluca. Në video shihet breshëri plumbash që shkojnë nga të dyja anët, në përpjekje të forcave serbe për ta marrë nën kontroll një pikë strategjike të UÇK’së, 6 milje në perëndim të Prishtinës.

Në videot e publikuara nga arkivi i agjencisë së lajmeve AP, shihen tetë ushtarë serbë që janë zënë robër në vitin 1999, në Bare të Shalës së Bajgores. Ata ishin zënë nga ushtarët e UÇK-së, të cilët kërkonin lirimin e tetë bashkëluftëtarëve nga burgjet serbe. Në video flet njeri nga të zënit rob, i cili thotë se nuk është keqtrajtuar. “Nuk na kanë sulmuar po na kanë ndalë. Jemi çarmatosur, nuk kishte sulm fizik ndaj nesh”, flet njëri ushtar, me një anglishte të keqe, nga e cila megjithatë kuptohet se nuk trajtohen keq.

Artikulli paraprakBOMBA NË BANGKOK ATENTATORI, PJESË E NJË RRJETI TË MADH
Artikulli tjetërREFUGJATËT NË GJERMANI, 4 VJEÇARI JEP PËRGJIGJEN PËRFEKTE