U diplomua në 2019 si magjistrat dhe kandidat për gjyqtar, por këshilli i lartë gjyqësorë e skualifikoi duke argumentuar se ka probleme me pasurinë.

Një nga 14 magjistratët, Florin Demollari i skualifikuar paditi KLGJ në gjykatë dhe këtë të hënë ka fituar të drejtën për tu emëruar gjykatës.

Mbetet për tu parë nëse KLGJ do ta zbatojë këtë vendim të apelit administrativ tiranë apo do të bëjë rekurs, ndërsa relatore e Demollarit ka qenë gjyqtarja sot anëtarja e KLGj Marcela Shehu.

Më 12 nëntor KLGj vendosi të mos e emëroj Demollarin gjyqtar, ndërsa ky vendim tashmë është rrëzuar në gjykatë nga tre gjyqtarët Altina Nasufi, Fjoralba Prifti, Arjan Qafa.

Artikulli paraprakTËRMETI, GJYKATA E APELIT LIRON DY NGA TË ARRESTUARIT, 5 TË TJERË MBETEN NË BURG
Artikulli tjetërRAMA URIM SHQIPTARËVE PËR VITIN E RI 2020 !