Apeli i BE-së: Merrni në konsideratë si duhet opinionin e Venecias

Ambasadat e Shteteve Anëtare të Bashkimit Evropian në Tiranë dhe Delegacioni i BE-së mirëpritën përmbledhjen Amicus Curiae të Komisionit të Venecias lidhur me kushtetutshmërinë e Ligjit të Rivlerësimit dhe përputhshmërinë e tij me konventat ndërkombëtare. “Ne presim që angazhimi i të gjitha palëve të interesuara ndaj rolit qendror të Komisionit të Venecias të vazhdojë dhe që opinioni i tij të merret në konsideratë në mënyrë të duhur. Pjesa dërrmuese e qytetarëve shqiptarë kërkojnë një gjyqësor të pavarur, profesional, të paanshëm dhe efektiv” thuhet në deklaratë Ne nxisim gjithë të gjitha forcat politike, të gjitha institucionet shtetërore përkatëse dhe të gjitha organet gjyqësore në Shqipëri që të nisin pa vonesa të mëtejshme zbatimin e reformës së drejtësisë. Progresi në këtë fushë është thelbësor në mënyrë që procesi i anëtarësimit në BE të ecë përpara.

Artikulli paraprakMEDIAT E HUAJA:SHQIPËRIA,’KOSHI I PLEHËRAVE TË ITALISË’
Artikulli tjetërVENDIMI I APELIT – PEDAGOGU I SHKODRËS LIHET I LIRË KUNDREJT 500 MIJË LEKËVE GARANCI