Avokati i ish kryeministrit Sali Berisha, ka folur për mediat në lidhje me vendimin e marrë nga Apeli i GJKKO mbi masën “Arrest shtëpie”.

Gjokutaj u shpreh se qëllimi i një vendimi të tillë është izolimi i Berishës, ndërsa shtoi se hapi i radhës është rekursi në Gjykatën e Lartë. Avokati tha se për gjykatën nuk ka rëndësi në Berisha është apo jo në shërbim të procesit, ndërsa shtoi se beteja vijon.

“U dekriptua qëllimi politik i mbajtjes. Nuk ka rëndësi nëse ish- kryeministri paraqitet apo është në dispozicion të hetimit. Qëllimi është që ai të izolohet. Gjykata nuk është shprehur gjithashtu mbi kërkesën për përjashtimin që kemi ankimuar. Beteja vazhdon”, tha ai

Artikulli paraprakAFERA ‘PARTIZANI’, APELI I GJKKO RRËZON ANKIMIN E BERISHËS, E LË NË ARREST SHTËPIE
Artikulli tjetër“EDHE RAMA NË BURG SI MCGONIGAL”, DEPUTETËT E OPOZITËS ME PANKARTA NË KUVEND: NA KTHENI ATË QË ËSHTË E JONA!