Apeli i Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka hedhur poshtë kërkesën e familjarëve të viktimave të 21Janarit që dosja t’i kalonte SPAK.

Raportohet se Apeli i GJKKO ka vendosur të mos pranojë ankiminin e tyre që kundërshtonin vendimin e SPAK që i kaloi çështjen për kompetencë Prokurorisë së Tiranës.

Familjarët e viktimave të 21 Janarit kanë kërkuar që dosja të merret në dorë nga SPAK, sepse nuk kanë besim të Prokuroria e Tiranës.

Por Prokuroria e Posaçme ka shpallur moskompentencë, jo vetëm për padinë e tyre të depozituar më 16 shkurt, por edhe atë të bërë nga Ministria e Drejtësisë dhe Partia Socialiste për 21 janarin.

Kreu i SPAK, Dumani ka deklaruar se do të presin përfundimin e hetimeve të Prokurorisë së Tiranës, për të marrë ndërmarrë hapa të mëtejshëm.

Ai theksoi se në rast se nga hetimet do të konstatohet ekzistenca e ndonjë vepre penale apo subjekt në kompetencë hetimi, atëherë dosja do të merret në dorë nga SPAK, siç kërkojnë familjarët.

Kallëzime e reja erdhën pas publikimit të një audio përgjimi nga xhaxhai i Aleks Nikës, Mark Nikaj, ku pretendohet se flet ish-komandanti i Gardes, Ndrea Prendi, i cili jep urdhër për të shtënë me armë zjarri ndaj protestuesve.

Mark Nikaj ka deklaruar se materialin filmik të plotë nuk mund ta besonte askund tjetër përveç se tek Altin Dumani.

Artikulli paraprakZHDUKJA E NËNDETËSES TITAN, EKIPET E KËRKIMIT NË ‘LUFTË’ ME KOHËN
Artikulli tjetërGRUMBULLOHET KOMBËTARJA U- 17, VETËM NJË FUTBOLLIST NGA VLLAZNIA