Kërkesa e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion për rikthimin e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha në arrest shtëpie, u shqyrtua këtë të premte në Apelin e GJKKO-së.
Seanca, që drejtohet nga gjyqtari i posaçëm, Engert Pëllumbi, nisi pak pas orës 10:00 në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion. Në seancë, ndodhej avokati i ish-kryeministrit, Genc Gjokutaj.
Gjykata e apelit të posaçëm vendosi detyrim paraqitje dy herë në muaj për Berishën.
Tre javë më parë, SPAK apeloi në Apelin e Posaçëm lirimin e ish-kryeministrit Sali Berisha nga arresti shtëpiak dhe kërkoi rikthimin e masës.
Berisha u lirua në 27 nëntor 2023 pas qëndrimit për rreth 1 vit në arrest shtëpiak, pasi akuzohej si i përfshirë në dosjen “Partizani”.