Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Klement Zguri u bëri apel votuesve dhe simpatizantëve të partive politike për t’u distancuar nga çdo veprim i dhunshëm. Duke shprehur shqetësimin e thellë për disa incidente të publikuara në media, Zguri thotë tespektimi i vullnetit të lirë të çdo qytetari është standardi kryesor që ne duhet të plotësojmë në çdo fazë të procesit zgjedhor.

Zguri: Zbatimi me rigorozitet i gjithë kuadrit ligjor që buron nga Kushtetuta, Kodi Zgjedhor dhe ligjet e tjera që lidhen me procesin, dhe përmbushja me sukses e gjithë rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it, mbeten detyrë thelbësore e çdo subjekti zgjedhor dhe agjencive ligjzbatuese, të cilët jo vetëm duhet të mos përfshihen politikisht në fushatë, por duhet të veprojnë me transparencë për zbardhjen e plotë të çdo incidenti. Zbardhja e plotë, e shpejtë dhe me transparencë e çdo incidenti, do të nxirrte në pah të vërtetën e do të shmangte çdo keqpërdorim të tyre.

Ai bëri një apel edhe për liderët politikë.

Zguri: Jam besimplotë se liderët politikë të të gjitha subjekteve zgjedhore do të ndërhyjnë në mënyrë energjike për të shmangur çfarëdo klime tensioni dhe të rrisin besimin e çdo simpatizanti dhe shqiptari te procesi zgjedhor. Është koha të dëshmohet maturi dhe seriozitet.

Artikulli paraprakRAMA I PËRGJIGJET ASHPËR LSI-SË: JANË ÇMENDUR, ÇIRREN E BËRTASIN
Artikulli tjetërPOLICIA: NUK KISHTE EKSPLOZIV NË SHKJEZË