Policia Rrugore ka marrë masa që në të gjitha akset rrugore ku ka prezencë akulli apo dhe prezencë bore të ketë shërbim 24 orë duke u mbështetur dhe në shërbimet e përgjithshme.

Gjithashtu në dispozicion të çdo qytetari që mund të ketë nevojë për ndihmë janë në dispozicion numrat e telefonit 112 dhe 129. Drejtori i Policise Rrugore Ardi Veliu doli sot paradite në një komunikim për median për t’i bërë thirrje drejtuesve të automjeteve të eliminojnë shpejtësinë, përdorimin e celularëve të vendosin rripin e sigurimit dhe të mos përdorin alkool gjatë drejtimit të automjetit. Këmbësorët të përdorin mb kalimet.

Artikulli paraprakBORA, EMERGJENCAT: SITUATA NË SHKODËR NORMALE
Artikulli tjetërPËRPLASEN 3 MAKINA NË AUTOSTRADËN LEZHË-LAÇ, DY PERSONA NË GJENDJE TË RËNDË