Ish-kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj nuk është gjetur në banesë për të zbatuar vendimin e Apelit të GJKKO, duke i dyfishuar dënimin në 2 vite e 8 muaj. Burime bëjnë me dije se Frrokaj nuk është gjetur në banesë gjatë kontrolleve që janë bërë për të ekzekutuar urdhrin e SPAK për kthimin e tij në qeli.

Burimet thonë se sipas informacioneve dhe verifikimeve të prokurorisë së posaçme në sistemin TIMS, Frrokaj ndodhet në territorin e Shqipërisë.

Vijojnë kërkimet për gjetjen e tij dhe zbatimin e vendimit të gjykatës.

Artikulli paraprakU SHKRUMBUA NGA ZJARRI I 2019/ ‘NOTRE-DAME DE PARIS’ PRET MESHËN E PARË TË KRISHTLINDJEVE
Artikulli tjetërKRISHTLINDJA, BEKIMI URBI ET ORBI I PAPA FRANÇESKUT! ATI I SHENJTË: NDALNI LUFTËN NË GAZA, TË HESHTIN ARMËT NË UKRAINË