Ambasadorja e BE në Tiranë, Romana Vlahutin ka vizituar Shishtavecin në Kukës.

Ajo është pritur nga kryetari i bashkisë së Kukësit, Bashkim Shehu, ndërsa kanë inaguruar edhe rrugën që lidh zonën e Shishtavecit me Kosovën, përmes pikës së kalimit kufitar Shishtavec-Krushevë.

Vlahutin iu apeloi banorëve vendas që të mos largohen nga ky vend i mrekullueshëm sipas saj, ndërsa me rëndësi cilësoi ndërtimin e rrugës dhe hapjen e aeroportit të Kukësit.

Për këtë të fundit tha se delegacioni i BE në Tiranë ka biseduar me kryeministrin Edi Rama.

Mos u shpërngulni nga ky vend i mrekullueshëm. Nuk duhet të ndërtohen HEC-e në këtë vend të bukur.

Gjendja e amortizuar dhe mosmirembatja e rruges Kukës-Shishtavec. Kërkohet mirëmbajtje e rrugës.

Për hapjen e aeroportin ka lobuar edhe zyra e BE. Kam biseduar me qeverisjen qendore dhe kryeministrin Rama, me hapjen e aeroportit do të ketë zhvillim të Kukësit.”

Artikulli paraprakVDIQ NË KOMISARIAT, FAMILJARËT E KORÇARIT PROTESTË TE MINISTRIA E BRENDSHME: DUAM DREJTËSI
Artikulli tjetërKËSHILLA E RAMËS: JA SI TË DILNI PËRFUNDIMISHT NGA VARFËRIA