Gjykata e Apelit në Shkodër la në burg gjashtë të arrestuarit pas përplasjes me armë në Shkodër.
Trupi gjykues nuk ndryshoi masën e sigurisë që kishte vendosur edhe gjykata e shkallës së parë. Ngjarja ndodhi në 14 Gusht në qëndër të qytetit dhe nga përplasja me armë zjarri mbeti i plagosur Donald Shtjefni Me Shtjefnin ishin edhe kusherinjtë e tij Kristjan dhe Patrik Shtjefni. Ndërkohë tre personat e palës kundërshtare, edhe ata në burg, u plagosën gjatë një aksidenti automobilistik ndersa po i iknin policisë.