Gjykata e Apelit ka lënë në burg Ergys Fasllian, njeriun e arrestuar si kreu i celulës terroriste që do të kryente sulm kundër kombëtares izraelit në stadiumin “Loro Boriçi në Shkodër.

  Fasllia, i cili punonte si berber në Shkodër, dyshohet si kreu i celulës së përbërë nga katër persona. Ai u arrestua pas informacioneve të ardhura nga zbulimi izraelit, Mossad, dhe arrestimit të një celule në Kosovë, me të cilën ai bashkëpunonte.   Pas masës arrest me burg nga Gjykata e Krimeve të Rënda, Fasllia iu drejtua Apelit, duke kërkuar lirinë, ndërsa Prokuroria kërkoi mbajtjen në burg, pasi hetimet janë ende në proces e sipër.

Artikulli paraprakVLLAZNIA, ZBARDHEN LOJTARËT E GRUMBULLUAR
Artikulli tjetër13 VITE NGA 9 JANARI, CËSHTJA ENDE E PAZGJIDHUR