Apeli lë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për dënimin me 1 vit burg të Ervin Salianjit.

Në seancën e sotme, në mbështetje të Salinjit, ishin një grup i konsiderueshëm deputetësh demokratë.

Salianji akuzohet për denoncimet ndaj qeverisë për lidhje me trafikantë dhe personazhe të krimit të organizuar.

Salianji bëri një seri denoncimesh madje dhe nga fushat me kanabis për lidhjet te ish-ministrit Tahiri me kanabizimin. Më pas Partia Demokratike dhe Ervin Salianji pretenduan që lidhjet me krimin mbaheshin nga vëllai i ish-ministrit pasardhës, Fatmir Xhafaj.

Pas denoncimit të tij, opozita dhe Salianji publikuan rastin, për këtë u hap një hetim penal me kallëzimin e Agron Xhafajt ku Salianji akuzohet për shpifje.

Vlen të theksohet se gjithë prokurorët dhe gjyqtarët që kanë pasur çështjen dhe kane dhënë vendimin me 1 vit burg në shkallë të parë janë shkarkuar nga organet e Vettingut.

Artikulli paraprakKOMISIONI ANTI-KORRUPSION, SPIROPALI: S’DO NDËRHYJMË TEK INSTITUCIONET E PAVARURA! OPOZITA TË BËHET PJESË
Artikulli tjetërGJUETI E PALIGJSHME NË LAGUNAT E LEZHËS