Apeli lë në fuqi dënimin për ish-prokurorin Haxhi Giu

Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda la në fuqi vendimin e shkallës së parë që dënoi me 2 vjet e katër muaj burgim ish-prokurorin Haxhi Giu. Ish-prokurori i Krujës u shpall fajtor me vendim të formës së prerë për akuzën e korrupsionit. Më herët në shkallën e parë Prokuroria e Krimeve të Rënda kishte kërkuar katër vjet burgim për prokurorin Giu, i cili kërkoi 29 mijë euro ryshfet për të miniminzuar akuzat ndaj një të arrestuari për çështje droge. Gjatë gjykimit, avokatët e ish-prokurorit pretenduan dhe kërkuan lirimin e tij për shkaqe shëndetësore, kërkesa që u konsideruan të pabazuara nga gjykata. Ish prokurori iu nënshtrua gjykimit të shkurtuar dhe për këtë shkak ai përfitoi edhe uljen e një të tretës së dënimit.

Artikulli paraprakUNICEF JEP ALARMIN: 96 FEMIJE TE VRARE NE JE JAVE NE SIRI
Artikulli tjetërKEMPI I MOHUAR,ADMINISTRATORI I GURIT TE ZI I PERGJIGJET SHERBIMIT SOCIAL