Gjykata e Apelit në Durrës ka vendosur të lirojë ish-drejtorin e Rrugëve, Andi Toma.
Ky i fundit ishte ndaluar së bashke me Dashamir Xhikën dhe disa zyrtarë të tjerë.

Pala mbrojtëse e ka quajtur si të palogjikshme arrestimin e Andi Tomës për një marrëveshje, që është firmosur para 9 viteve dhe me pretendimin se klienti i tij ka ‘shpërdoruar detyrën’.

Avokati Neshat Fana, ka deklaruar disa herë publikisht se, arrestimi i klientit të tij është bërë në shkelje flagrante të ligjit dhe procedurave ligjore.

Artikulli paraprakGRABITJA,PROKURORI PO HETONTE ABUZIMET E PUSHTETAREVE
Artikulli tjetërGJYKATA E VLORËS, PAS ARRATISJES SË TË DËNUARIT POLICIA ÇON FORCA SHTESË