FSHF KONFIRMON DATËN E VENIMIT PËR VENDIMIN E UEFA-s . Pas vendimit të parë ndëshkues të UEFA-s për Shqipërinë, në lidhje me përballjen në Beograd tani gjithë shqiptarët presin vendimin e Apelit.

Federata Shqiptare e Futbollit njofton se ky vendim do të jepet në 2 dhjetor, pasi në këtë ditë do të gjykohet dosja e dërguar nga autoritetet shqiptare, pas incidentit në stadiumin “Partizani” të Beogradit. Në vendimin e marrë nga Komisioni i Disiplinës në UEFA ka qenë deklarata e gjyqtarit anglez Martin Atkinson ajo që kanë marrë për bazë anëtarët e këtij Komisioni të  bëjnë përgjegjëse dhe më pas për të penalizojnë kombëtaren shqiptare me humbjen në tavolinë të ndeshjes me Serbinë. Në vendimin e zbardhur që nga A1 Report thuhet në pikën 21 të saj thuhet se: “Federata Shqiptare e Futbollit nuk dha prova të mjaftueshme të cilat mund t`i largonin përgjegjësinë kësaj Federate, për vendimin e marrë në refuzimin për të vijuar ndeshjen”.Në pikën 23 të këtij vendimi 11-faqësh, theksohet se: “Në bazë të fakteve dhe duke marrë në konsideratë në mënyrë të veçantë informacionin dhënë UEFA-s nga zyrtarët e ndeshjes, Komisioni i Disiplinës arriti në përfundimin se Federata Shqiptare e Futbollit është përgjegjëse për refuzimin e vijimit të lojës dhe në bazë të 27 të rregullores së UEFA-s, kjo federatë ndëshkohet“. 

Artikulli paraprakSOT KËSHILLI VENDOS PËR VLLAZNINË
Artikulli tjetërVLLAZNIA ME BORD TË RI DREJTUES